Ishte dita e vizitave mjekësore për Ivan Marcano, blerja e re e Roma, me të cilën do të lidhet për tre vitet e ardhshme. Mbrojtësi, që spikati me fanellën e Porto, ka qenë në “Villa Stuart”, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas është nisur drejt Trigoria për të firmosur kontratën në prani të drejtorit teknik Monchi, njeri që e solli në “Olimpico”. Pas katër sezonesh në Portugali, ai vendosi të mos e rinovojë kontratën me Porto dhe te Roma ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi i njërit mes Fazio dhe Manolas, pasi këta të dy u detyruan të luanin të gjitha ndeshjet në sezonin e kaluar, pavarësisht kalendarit të ngjeshur. Marcano do të marrë 2 milionë euro neto në sezon.