Kur të gjithë fëmijët ishin mirë të kujdesshëm, gruan e kaploi një mërzi, çdo herë e më shumë dobësohej dhe rrënohej. Kur më nuk ushqehej, ajo rra në shtrat. Bashkëshorti asaj ishte i shqetësuar dhe e dërgoj ne spital. Rreth saj kishte mjekë dhe specialistë, të cilët mundoheshin të gjejnë arsyen e sëmundjes. Në fund njëri prej mjekëve e thërriti bashkëshortin dhe i tha: “Unë do ju thoja …që bashkëshortja juaja…thjeshtë ska më vullnet për jetën.”
Njeriu nuk tha asgjë. U ul afër krevatit dhe e kapi bashkëshorten për dore…dora e saj u humb në pëllëmbën e tij të madhe. E shikoi dhe me zë të thellë i tha:
Ti nuk do të vdesësh.
-Pse mendon ashtu? – e pyeti ajo me zë të ulët
-Sepse të dua shumë, dhe kam nevoj për ty
-Por pse këtë nuk ma ke thënë deri më tani?
Që nga ajo ditë, ajo është çdo ditë e më mirë. Mjekët pyesnin prej çfarë sëmundje vuante dhe me çfarë barnash u shërua. Asnjëherë nuk kuptuan…
Mos e prit asnjëherë të nesërmen që t’i thuash dikujt që e dashuron.
Thuaja atë menjëherë. Merre telefonin dhe thuaji: “Unë jam, dua vetëm të të them që të dua!”
A do të lodheshit ju duke e ndëgjuar personin tuaj të zemrës si ju thot që ju dashuron?