U deshën më shumë se tri vite punë jashtëzakonisht të kujdesshme, në mesin e një pandemie, për të përfunduar rinovimin e kupolës së kishës në Pallatit të Versajës. Kjo është kupola e pestë dhe e fundit e ndërtuar në Versajë dhe është një nga atraksionet më të njohura në Francë. Ndërtimi i saj përfundoi më 1710, me kolonat në katin që nxjerr në pah nxjerrë në pah ndikimet nga antikiteti.
“Rreth 300.000 fletë ari janë vendosur në çati”, tha Stephen Massey, kreu i projektit të rinovimit. Gjithashtu kornizat e dritareve janë rinovuar me fletë ari. Janë vendosur gjithsej 400-450,000 fletë ari. Punimet u kryen nën frikën e një incidenti të mundshëm, për shkak të frikës së zjarrit që dogji kupolën e Notre Dame de Paris.
Aktualisht, pallati i Versajës është i mbyllur për vizitorët sikurse të gjithë muzetë e Francës, për shkak të masave anti-Covid. Qeveria franceze pritet të lehtësojë masat në maj. Tashmë dëshirojmë që vizitorët të kthehen, për të zbuluar këtë trashëgimi kulturore, e cila është unike në botë. Sigurisht që ne do të ndjekim të gjitha protokollet shëndetësore ka siguruar Kathryn Pegard, Drejtuese e Pallatit të Versajës.