Princesha e kurorës së Norvegjisë po vuan nga një sëmundje e rrallë kronike e mushkërive, ka konfirmuar familja mbretërore.
Princesha Mette-Marit, e cila u martua me princin e kurorës Haakon në vitin 2001, është diagnostifikuar me një formë të pazakontë të fibrozës. Kjo gjendje shkakton plagë në mushkëri dhe e bën frymëmarrjen shumë të ndërlikuar.
Mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë tha se ndoshta do të duhej të kufizonte detyrat e saj mbretërore në disa pika në të ardhmen.
“Për vite me radhë, unë kam pasur sfida shëndetësore në mënyrë të rregullt, ndërsa tani e dimë se çfarë bëhet fjalë”, tha princesha në një deklaratë. Princesha e cila është nënë e tre fëmijëve, e ka takuar mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në një festival muzike rreth viteve të ’90-ta.