Shkup, 22 janar – Niveli i Vardarit afër Jegunovcit është pothuajse më i lartë në raport me ditën e djeshme, ndërsa niveli i lumenjve është rritur edhe në vendet tjera matëse, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas të dhënave të DPHM, rritje e niveli të ujit në raport me ditën e djeshme është vërejtur edhe tek pothuajse të gjithë lumenjtë tjerë në vend. Megjithatë, nivel më të lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj kanë vetëm Pçinje afër Banjës së Katllanovës, Vardari afër Velesit, Bregallnica afër Berovës, Drini i Zi afër Lozhanit dhe Sateska afër Botunit.
Nivelet liqeneve natyrore, janë në kuadër të mesatares për janarin.