Londër, 2 qershor – Në bursat botërore edhe sot vazhdojnë të rriten çmimet e naftës sepse tregtarët prisnin të shihnin nëse prodhuesit më të mëdhenj të arit të zi në mbledhjen virtuale të caktuar për këtë javë do të pajtohen të vazhdojnë me zvogëlimin e prodhimtarisë, si mbështetje e rritjes së çmimeve.
Çmimi i naftës “Brent” nga Deti Verior në tregtimin e mëngjesit u rrit për 0,94 për qind ose 36 stërlina, për 38,68 dollarë për barel, transmetojnë mediat britanike.
Nafta “e lehtë” amerikane u përforcua për 0,73 për qind, ose 26 stërlina, në 35, 70 dollarë për barel.
Në gjashtë javët e fundit çmimi i naftës “Brent” dyfish është rritur falënderim i rezervave të zvogëluara nga ana e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj, duke e përfshirë edhe Rusinë, grupë që është e njohur si OPEK +.
Çmimet e dy llojeve të naftës, megjithatë, ende janë për rreth 40 për qind më të ulëta se sa në fillim të vitit.
Prodhuesit e grupit OPEK+ për dy ditë do të bisedojnë nëse në korrik dhe gusht të vazhdohet me zvogëlimin e prodhimtarisë për 9,7 milion barela në ditën (BPV), që paraqet rreth 10 për qind të prodhimtarisë globale.
Sipas planit të grupit OPEK+ të dakorduar në prill, zvogëlimi rekord i dërgesave ishte caktuar për në maj dhe qershor, i ndjekur me zvogëlim ditor të prodhimtarisë deri në 7,7 milion nga korriku deri në dhjetor.
Vazhdimi i marrëveshjes mund t’i rrisë çmimet e benzinës në 40 dollarë, vlerësojnë ekspertët e tregut.
Rënia e rezervave të naftës së papërpunuar në Kushing, qendra amerikane për deponim dhe distribuim të arit të zi në Oklahoma, në 54,3 milion barela të dielën që përfundoi më 29 maj, gjithashtu, kontribuoi për çmime më të larta, thonë tregtarët.