Në Shqipëri në 24 orët e fundit është shënuar rritje e lartë e të infektuarve të rinj me Kovid-19.
“Në 24 orët e fundit virusi i rrezikshëm është konfirmuar te 725 persona nga 3.273 testeve të bëra, që është mbi 22 për qind e të testuarve. Krahasuar me një ditë më parë incidenca është rritur për 12 për qind. Numri më i madh i të infektuarve të rinj janë në Tiranë 289. Në të njëjtën kohë në listën e të shëruarve janë përfshirë 604 persona, ndërsa kanë vdekur gjashtë persona të moshës prej 57 deri 81 vjeç”, informoi Ministria shqiptare e Shëndetësisë.
Në dy qendrat për kovid janë shtrirë 157 persona prej të cilëve 14 janë në gjendje kritike.
Nga fillimi i pandemisë në vend janë bërë 1.311.540 teste, pozitivë kanë qenë 186.222, të shëruar 175.451, kanë vdekur 2.937, me ç’rast viktima më e re është e moshës pesë vjeçe, derisa aktivë ndaj sëmundjes janë 7.834 persona.