Shkup, 3 prill – Është i domosdoshëm përforcimi i mëtutjeshëm i pavarësisë së gjyqësisë, përfshirë edhe të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, përmes transparencës në vendimet për emërimin dhe avancimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, është një nga konkludimet nga Raporti në hije për kapitullin 23: jurisprudenca, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore, që ka të bëjë me periudhën prej majit të vitit 2016 deri në janar të vitit 2018.
Në raport janë shqyrtuar jurisprudenca, me theks të posaçëm ndaj pavarësisë, paanshmërisë, përgjegjësisë,
Gjithashtu janë shqyrtuar edhe të drejtat themelore, për çka është dhënë theks i posaçëm ndaj Avokatit të Popullit, Gjykatës Kushtetuese, torturës, burgjeve dhe paraburgimeve, grupeve të ndjeshme dhe mosdikriminimit, lirisë së tubimit dhe bashkimit, lirisë së shprehjes dhe pluralizmit në mediume, të drejtës së respektimit të jetës private dhe familjare dhe komunikimeve, të drejtës së lirisë dhe sigurisë. Janë cekur masa kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes, krimit nga urrejtja, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe ato kulturore, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Velimir Delovski nga Komiteti i Helsinkit theksoi se sjellja e Strategjisë është hap pozitiv në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për gjendjet në sektorin e jurisprudencës.
“Nevojitet definim i kritereve për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe definim i termit “jurist i dalluar”, nevojiten ndryshime për vendosjen e mekanizmave për përgjegjësi të anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë dhe është e domosdoshme pavarësi më e madhe financiare e gjyqësisë”, theksoi Delovski.
Ai konkludoi se është i mirë përcaktimi për përputhje të PSP-së në kuadër të PPRM-së, me kompetenca të zgjeruara për ndjekje të korrupsionit të profilit të lartë.
“Për luftë kundër korrupsionit shteti duhet t’i implementojë rekomandimet nga GREKO, me theks në ato për gjyqësinë”, theksoi Delovski.
Ai theksoi se në Raport është cekur se Kuvendi duhet seriozisht ta shqyrtojë Raportin vjetor të Avokatit të Popullit, dhe të konstatojë masa për parandalim të rekomandimeve të dhëna të përgjithshme.
Periudha kohore që është lëndë e këtij raporti qartë do të mund të ndahet në tre etapa kyçe: periudha para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, më 11 dhjetor të vitit 2016, periudha transitore pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa para konstituimit të qeverisë së re, më 31 maj të vitit të kaluar, si dhe periudha nga zgjedhja e Qeverisë së re, deri në fund të janarit të vitit 2018.
Raporti është përgatitur dhe publikuar në kuadër të projektit “Rrjeti 23+” që e implementojnë Instituti për politikë evropiane Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, ndërkaq i kapshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.