Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë.
Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t’i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të.
Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të “digjen” në vijën e frontit.