Shkup, 10 shkurt – Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk mund ta mbështesin Ligjin për prokurorinë publike, për shkak se versioni i arritur në Kuvend, dallon nga ai për të cilin janë dakorduar me Minsitrinë e Drejtësisë, tha deputeti i ASH-së, Surija Rushiti, duke e konfirmaur se ata si parti kanë zhvilluar negociata me Ministrinë e Drejtësisë për këtë ligj.
“Ne kishim vërejtjet tona për draft versionin, por edhe një pjesë e madhe e tyre u pranuar. Megjithatë, ajo e cila arriti në Kuvend, në mënyrë drastike dallon, posaçërisht neni 110 ku parashihet amnistia. Ndërkaq, ne asnjëherë nuk do të mbështesim Ligj për prokurorinë publike i cili mundëson aministi”, tha Rushiti.
Ndryshe, neni 110 i Ligjit për prokurorinë publike, ka të bëjë me xhirimet prej të cilave PSP mund t’i shfrytëzon si indikacioni, por jo edhe si dëshmi në procedurat gjyqësore. (koha.mk)