Moskë, 4 prill – Testimet e prototipit të ri të vaksinave kundër koronavirusit të ri tek kafshët do të përfundojnë nga fundi i prillit, ndërsa testimi tek njerëzit do të fillojë në qershor, deklaroi Rinat Maksjutov, drejtor i përgjithshëm i Qendrës hulumtuese shtetërore të Siberisë së re për virologji dhe bioteknologji në dokumentarin Virusi i rrezikshëm, i cili u transmetua në televizionin Rosia-1.
Sipas tij, testimet mbi minjtë kanë përfunduar, ndërsa së shpejti do të fillojnë analizat në primate më të ulëta.
Në Rusi deri më tani janë konfirmuar gjithsej 4.731 raste të koronavirusit, prej të cilëve 333 janë shëruar. Sipas të dhënave më të reja në Rusi janë gjithsej 43 raste të vdekjes nga Kovid-19.