Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndërruar stilin e tij të flokëve, gjë që ka shkatuar huti dhe reagime të shumta nga ana e tifozëve në rrjete sociale.
Sulmuesi anësor i Liverpoolit e ka mbajtur të njëjtin stil të flokëve që nga kthimi i tij në Premierligë në vitin 2017 dhe ai stil i flokëve ishte bërë pjesë kyçe e imazhit të tij për tifozët, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, egjiptiani e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta publikuar një fotografi me stilin e ri të flokëve, që i la tifozët të befasuar.
28-vjeçari i ka shkurtuar dukshëm flokët anash dhe disa tifozë u shprehën të zhgënjyer me këtë ndryshim, duke shkruar se duan ta shohin sërish lojtarin e tyre të zemrës me stilin e tij “ikonik”.
Mohamed Salah cutting his Afro off is the least thing I’ve ever expected. 😳 pic.twitter.com/jLj2rT4H1v
— Samue (@SamueILFC) July 29, 2020