Mohamed Salah ka refuzuar të intervistohet nga legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, dhe prezantuesja e Sky Sports, Kelly Cates, në tepihun e gjelbër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, të hënën në Londër.
Neville ishte i angazhuar mbrëmë si analist i Sky Sports në ceremoninë e mbrëmshme kur tentoi ta ndalë Salahun për intervistë, por u refuzua.
Neville e përshëndeti për dore dhe e pyeti për një intervistë të shpejtë Salahun, megjithatë, egjiptiani s’u ndal duke e vazhduar rrugën.
Egjiptiani e fitoi çmimin “Puskas” për golin më të mirë të vitit, të cilin e kishte shënuar kundër Evertonit më 2017.
Neville e pranoi mirë refuzimin, teksa u tall “po e marrim këtë si jo atëherë”, pasi Salah nuk deshi të ndalet për të folur.
😳 REJECTED!
👋 Mo Salah didn't stop for Gary and Kelly last night!
🤷♂️ If you don't ask, you don't get… pic.twitter.com/sWFuKSbIYj
— Soccer AM (@SoccerAM) September 25, 2018