Madrid, 21 tetor – Statusi i territorit rreth detit, Gjibraltarit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian u dakordua me Londrën njoftoi sot kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez. Ai shtoi se Spanja dhe Britania e Madhe vazhdojnë të zhvillojnë negociata të ndara për Gjibraltarin, para se të gjithash për ekologjinë, lehtësim tatimor dhe tregtinë me duhan.
“Gjibraltari më nuk ka problem për të arritur marrëveshje për Bregzitin”, theksoi Sançez. Gjibraltari do të dalë nga BE-ja së bashku me Mbretërinë e Bashkuar më 29 mars të vitit të kaluar. Statusi i tij dhe statusi i dy territoreve sovrane në Qipro, vend anëtare e Bashkimit Evropian, do të jenë pjesë e marrëveshjes së përbashkët për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja