Luksemburg, 4 dhjetor – Britania e Madhe ka të drejtë në mënyrë të njëanshme ta ndërpret procedurën për largim nga Bashkimi Evropian, deklaroi sot avokati kryesor i Gjykatës Evropiane, Kampos Sançez-Bordona.
Sipas tij, Gjykata e BE=së duhet të marrë vendim se Neni 50 i Marrëveshjes për Union lejon tërheqje të njëanshme të vendimit për qëllim të braktisjes së bllokut.
Qëndrimi i avokatit kryesor nuk është obligativ për Gjykatën, por zakonisht gjykatësit gjatë marrjes së vendimit përfundimtar e marrin parasysh mendimin e tij.
Gjykata evropiane e drejtësisë, selia e së cilës është në Luksemburg, duhet të prononcohet rreth kësaj çështje në periudhën e ardhshme, në bazë të nismës së grupit të kundërshtarëve të Bregzitit, që angazhohen për mbajtje të referendumit të dytë për braktisje të Britanisë së Madhe nga Unioni.
Gjykata duhet të prononcohet rreth kërkesës para largimit të Britanisë së Madhe na BE-ja, që është parashikuar për në mars të vitit 2019.
Deklarta e Sançez-Borgona vjen në vigjilje të fillimit të debatit pesëditor në Parlamentin britanik për Marrëveshjen për Bregzitin, të arritur mes Londrës dhe Brukselit.
Votimi i deputetëve në Dhomën e Poshtme të Parlamentit rreth Marrëveshjes është parashikuar më 11 dhjetor.