Shkup, 22 tetor – Gjatë ditës së djeshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Gjatë këtij kontrolli, siç njofton MPB-ja janë sanksionuar 452 shoferë, prej të cilëve tridhjetë e dy prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse gjashtë shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 223 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vendeve të banimit kurse 229 shoferë jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksuan nga MPB.