Shkup, 15 tetor – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, policia ka sanksionuar 628 qytetarë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.