Juventusi nuk ka hequr dorë nga gjetja e një mbojtës krahu. Bardhezinjtë janë në kërkim për të forcuar krahët e mbrojtjes dhe në merkaton e verës pritet që të ketë afrime në këtë repart.
Sipas “Tuttosport”, emri i Emerson Palmieri është i pari në listën e drejtuesve që do të tentohet për t’u afruar. Braziliani luan aktualisht te Chelsea dhe e njeh mjaft mirë Serie A duke parë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës.
Trajneri Sarri i njeh aftësitë e lojtarit pasi sezonin e kaluar punuan sëbashku të klubi londinez. Drejtuesit e klubit janë gati të paraqesin një ofertë te Chelsea dhe do të jenë këta të fundit që do të vendosin të ardhmen e tij.