Sané erdhi nga të rinjtë e Schalke 04 dhe bëri 47 paraqitje me ekipin e parë gjerman, duke shënuar edhe 11 gola. Pastaj u transferua te “qytetarët” e Pep Guardiolës, me kërkesën e këtij të fundit.
Manchester City doli fitues 2-0 ndaj Schalke në fazën e grupeve (2008-2009). Klubi anglez, gjithashtu, triumfoi në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave të Kupës Europiane (1969-1970), duke fituar 5-2 në total (0-1 larg, 5-1 në shtëpi).
Manchester City është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit kundër klubeve gjermane, duke fituar gjashtë prej tyre, përfshirë rezultatin 2-1 larg dhe në shtëpi, kundër Hoffenheim, në fazën e grupit të këtij edicioni.