Meksiko Siti, 24 tetor – Kufomat e nëntë personave për të cilët besohet se janë anëtarë të bandave që janë gjetur në pjesën jugore të Meksikës, në rajonin ku dy organizata kriminele me vite luftojnë për territore, transmeton gazeta KOHA.
Kufomat e nëntë burrave janë gjetur të gjymtuar mbrëmë në rrugën në Zitlali, në shtetit jugor të Meksikës, Gerero.
Zitlala gjendet në afërsi të Çilapas, ku grupet kriminele në Rohos përplasen rreth kontrollit të territorit me grupin rival të njohur si Ardijos.
Prokuroria e republikane në Gerero, njoftoi se të vrarët sipas gjitha gjasave janë anëtarë të grupit Rohos.
Inspektorët në vendin e vrasjes gjetën fishekë nga pushkë automatike.(koha.mk)