Shkup, 20 mars – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Maxhar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik” të Prokurorisë Publike Speciale.
Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa para ca kohësh rastin e ndërmori Prokuroria Publike Speciale.
Në vendin tonë u shtruan padi penale kundër katër shtetasve të huaj para se autoritetet amerikane ta hapin rastin në bazë të asaj se në periudhën kur ka ndodhur korrupsioni, “Maxhar Telekom” ka kuotuar në bursën amerikane.
Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në vendin tonë janë akuzuar drejtori i përgjithshëm i Makedonski Telekom, Atila Skenderi, drejtori financiar, Rolf Plat si edhe Mihail Kefalojanis dhe Zlotan Keshius, të cilët janë të dyshuar se kanë kontraktuar kontrata fiktive për shërbime konsulente me shtëpinë konsulente qipriote “Çapteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Makedonski Telekomin” dhe Buxhetin e Maqedonisë, pasi Qeveria ka qenë aksionare.
Rasti mori rrjedhë të re para autoriteteve amerikane në Nju-Jork dëshmoi ish-zbuluesi Sllobodan Bogoevski, i cili pohonte se ryshfet nga “Maxhar Telekom” kanë marrë ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, funksionari i atëhershëm i BDI-së, Musa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej katër milionë euro.
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet edhe seancë e re për rastin “Toplik”, ku i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani.
Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike të cilin e ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerjen dhe disponueshmërinë me tokën ndërtimore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për atë.
Prej dëshmive, sipas PPS-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes me fajin e Ministrisë, është obliguar në shumë prej një milion euro t’i paguaj borxh dhe kamatëvonesë personit juridik “San siti”. Sipas aktakuzës Janakieski si edhe pesë personat e tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë, gjegjësisht për një milion e 44.000 euro. (koha.mk)