Shkup, 25 qershor – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim, arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni Ligjvënës- juridik, njofton Koha.mk
Në rend dite të Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, dhe të Agjencisë për zbulim janë Propozim raporti për punën e Komisionit të Kuvendit në vitin 2018 dhe vërtetimi i propozimit të dy deputetëve për pjesëmarrje në punën e Komisionit për selektim dhe zgjedhje të punonjësve nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim të formuar nga Qeveria.
Komisioni për arsim dhe shkencë do t’i shqyrtojë statutin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në fazën e parë dhe informatën për situatat në arsimin fillor.
Anëtarët e Komisionit Ligjvënës- juridik do të diskutojnë për Propozim- ligjin për kontroll në prodhimin e jashtëm- tregtar me diamante të papërpunuara në lexim të dytë edhe sipas statutit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në fazë të parë. (koha.mk)