Shkup, 28 prill – Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do ta mbajë seancën e shtatë të jashtëzakonshme e cila për shkak të gjendjeve me koronavirusin për herë të parë do të realizohet përmes lidhje konferencës onlajn.
“Kjo seancë është e organizuar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila miratoi një Dekret për plotësimin e Dekretit me fuqi ligji për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, sipas të cilit kryetari i Këshillit Komunal mund të thërrasë dhe kryesojë një seancë të Këshillit dhe me përdorim të mjeteve të komunikimit (lidhje telefonike ose konferencë me përdorimin e mjeteve të komunikimit në internet dhe softuerëve)”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Prej aty saktësojnë se në seancën e Këshillit do të merren në konsideratë katër pika edhe atë Projektvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020, Projektvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Financimit Publik të institucionet publike dhe aktivitetet në fushën e kulturës së interesit për Qytetin e Shkupit për vitin 2020, Projektvendimi për miratimin e planit rregullues të Planit të Përgjithshëm Urbanistik 2012-2022 dhe Projektvendimi për miratimin e planit rregullues të Planit të Përgjithshëm Urbanistik për vitin 2012-2022.