Shkup, 3 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas Gerberich. Siç njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët, në takim është biseduar për tema politike me interes reciprok, me theks të veçantë procesin integrues të vendit, rëndësinë e stabilitetit në vend dhe rajon, zgjedhjet lokale, rëndësinë e inicimit të reformave në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. “Sela në takim ka shprehur përcaktimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në drejtim të realizimit të pritshmërive të qytetarëve në lidhje me çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me: reformat në sistemin gjyqësor, barazinë e plotë të të gjithë qytetarëve, angazhimin për demokraci të mirëfilltë dhe progresin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër Ambasadori Thomas Gerberich ka përgëzuar Sela për kontributin e gjithmbarshëm të tij në këtë proces, duke shprehur mbështetje të parezervë për përcaktimet e Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në njoftim. Më tej, ambasadori Thomas Gerberich ka theksuar rëndësinë e kthimit të vëmendjes në agjendën euro-integruese të vendit. Hulumtimi tregon se 61,2 për qind e të anketuarve kanë përvojë me bashkëpunim me sipërmarrës nga bashkësia etnike ndryshe nga ai prej ku e kanë prejardhjen, ndërsa 95 për qind e tyre këtë përvojë e vlerësojnë si pozitiv. Hulumtimi tregon njëtrajtshmëri të qëndrimeve për besimin e ndërsjellë gjatë vendosjes së biznes partneritetit, si dhe për kredi afatshkurtër financiare. Sipas Aleksandar Filipovski nga “Servisi i sipërmarrësve për të rinj”, probleme më të shpeshta te sipërmarrësit e grupeve etnike të joshumicës janë qasja deri te resurset edhe atë që prodhimet ose shërbimet e tyre dedikohen për grup të njëjtë ose të ngjashëm kulturor.