Shkup, 19 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot në Gjykatën penale duhet të dëshmojë për dhunën në Kuvend më datë 27 prill. Ai do të ballafaqohet me sulmuesit të cilët akuzohen për tentim të vrasjes. Për veprën tentim vrasje, ligji penal parasheh dënim me burg prej pesë e më shumë vite. Në seancën paraprake avokati i Zijadin Selës ka kërkuar dëmshpërblim për klientin e tij në shumë prej 30 milionë denarë. Mjetet të cilat kërkohen si dëmshpërblim janë për shpenzimet materiale për shërim të Selës, si dhe për dhimbjet e vuajtura fizike, dhe shkeljen e integritetit personal.