Hetimet lidhur me vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare, SDP, Oliver Ivanoviç vazhdojnë, por me rrjedhën e tyre janë të pakënaqur familja e të ndjerit dhe Ish-partia e tij ndërkohë edhe emri i të ndjerit vazhdon të jetë i padëshiruar ndër serbë, në veri të Mitrovicës.
Nënkryetarja e SDP, Ksenija Bozhoviç tha se organet hetuese të Kosovës nuk janë të vetmet që heshtin për këtë rast, e në Kuvendin e Komunës Mitrovicë veri nuk është mbajtur as mbledhje përkujtimore me rastin e vrasjes së këshilltarit komunal të kësaj komune. Madje përfaqësuesit e SDP-së ankohen se nuk kanë marrë as përgjigje nga Kuvendi i komunës Mitrovicë veri, pse nuk është mbajtur mbledhja përkujtimore për vrasjen e Ivanoviçit, dhe pse nuk është pranuar iniciativa e kësaj partie, që një rrugë në pjesën veriore të Mitrovicës, të marrë emrin e Ivanoviçit, tha Bozhoviç