E ardhmja e Gareth Bale është ende e paqartë, por mediat britanike konfirmojnë se për sulmuesin uellsian tashmë është një garë “kokë më kokë” mes Manchester United dhe Bayern Mynih.
Bale do të largohet nga Real Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë vendimin se nuk bën më pjesë në planet e tij. Për këtë arsye, Real është duke punuar për të gjetur një skuadër të re për 29-vjeçarin.
Bayern synon të marrë në formë huzimi sulmuesin, për të përsëritur skemën që dy klubet bënë me James Rodriguez, por Real nuk ka pranuar. Ndërsa Manchester United është gati të paguajë “cash” apo të bëjë një shkëmbim, por edhe kjo gjë nuk bind skuadrën “merengues.
Real kërkon të arkëtojë rreth 100 milionë euro nga shitja e Gareth Bale, por vështirë se ndonjë klub paguan një shumë të tillë.