Shkup, 9 mars – SHA EMV njofton se Blloku 3 i REK Manastir do të çkyqet sot pasdite për shkak të aktiviteteve të shërbimit të pajisjeve në objekt. Sanimi duhet të përfundojë deri të dielën.
“Ndërhyrja kryhet në një periudhë kur kushtet atmosferike dhe plani i prodhimit të SHA EMV e lejojnë. Është planifikuar që deri të dielën të përfundojë sanimi, pas së cilës REK Manastir do të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë, kumtojnë nga EMV.