Pas raportimeve se Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me skuadrën e Liverpoolit në Beograd për ndeshjen kundër Crvena Zvezdes, tani vjen edhe konfirmimi zyrtar. Skuadra e Liverpoolit ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të luajë në ndeshjen në fjalë e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve: Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Sturridge, Moreno, Lallana, Mignolet, Robertson, Origi, Solanke, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.
Edhe pse Shaqiri ka qenë fantastik në ndeshjet e fundit me Reds, trajneri Jurgen Klopp ka preferuar që ai mos të udhëtojë në Beograd për arsye sigurie. Kjo për shkak të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimit të Xherdanit te golit i tij me Zvicrën ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
“Është një situatë kur ne udhëtojmë në qytetin fantastik të Beogradit si një klub futbollit për të luajtur futboll. Kemi dëgjuar dhe lexuar se çfarë pritje mund të ketë Shaq dhe kështu ne nuk e kemi idenë se çfarë mund të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të jemi të fokusuar 100 për qind në futboll dhe jo në diçka tjetër, kjo është e gjitha. Ne jemi Liverpool FC, një klub i madh, një klub futbolli. Ne nuk japim mesazh politik, absolutisht jo. Ne duam që fokusi të jetë një lojën madhështore të futbollit dhe jo në diçka tjetër. Ne jemi të etur për të shmangur ndonjë shpërqendrim që do të largonte fokusin tonë për 90 minuta, futbolli është i rëndësishëm, vetëm futbolli. Pra, për këtë arsye, por ai (Shaqiri) e pranoi dhe e kuptoi këtë. Shaq është lojtari jonë, ne e duam dhe ai do të luajë për neve në të ardhmen, por jo të martën”, deklaroi Klopp.
Skuadra angleze dëshiron të fokusohet vetëm te futbollit dhe mos të brengoset për incidentet e mundshme.