Nju-Jork, 30 qershor – Të paktën 285 fëmijë kanë zhvilluar probleme serioze inflamatore në lidhje me koronavirusin e ri, numër i madh janë rikuperuar, por ende nuk dihet nëse ata do të kenë dëme afatgjatë ose të përhershëm të trupit, sipas studimit amerikan të botuar në Medicinë Zhurnal.
Theksohet se “sindroma inflamacion multi-sistematik” (PIMS) tek fëmijët konsiderohet formë e pazakontë e sëmundjes, ndërsa rastet e vdekjes janë të rralla”.
Nga gati një mijë fëmijë të infektuar në botë, 285 janë regjistruar në SHBA, gjashtë prej të cilëve kanë vdekur.
Mosha mesatare e fëmijëve me sëmundje është tetë vjeç, ndërsa shkencëtarët janë ende të pasigurt nëse të rriturit mund të zhvillojnë inflamacion multi-sistematik.