Uashington, 28 qershor – SHBA-ja sot e përforcoi presionin ndaj presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduros, duke vendosur sanksionet ndaj djalit të tij Nikolasito Maduro.
Siç kumtoi Ministria amerikane e Financave, sanksionet ndaj Nikollasito Marudo janë vendosur për shkak të pjesëmarrjes së tij në përhapjen e propagandës dhe vendosjes së censurës, si dhe për shkak se ka përfituar nga përpunimi i minierave të Venezuelës dhe ka ndihmuar në presionin e ushtrisë për parandalimin e hyrjes në Venezuelë të ndihmës ndërkombëtare humanitare.
SHBA-ja, si shumica e vendeve perëndimore, nuk e njohin rizgjedhjen e vjetshme të Nikolla Maduro për president të Venezuelës dhe e konsiderojnë si njeri të parë të Asamblesë kombëtare, Huan Guaido për shef të përkohshëm legjitim të shtetit,
Për dallim nga kjo, Rusia, Kina, Turqia dhe disa vende tjera për president legjitim të Venezuelës e konsiderojnë Maduron, i cili e akuzon Guaidon se është marionetë e Uashingtonit.