Uashington, 8 janar – SHBA-ja shpreh ngushëllime të thella deri tek familjet dhe miqtë e 176 të vdekurve, udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanit të udhëtarëve të “Kompanive ndërkombëtare ajrore të Ukrainës” fluturimi 752, thuhet në kumtesën e sotme të Departamentit amerikan të shtetit.
Boing 737 ukrainas i udhëtarëve sot në mëngjes menjëherë pas nisjes u rrëzua në afërsi të aeroportit në Teheran ku e humbën jetën të gjithë 176 njerëz.
“SHBA-ja do të vazhdojë me ndjekje nga afër të incidentit dhe është e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme të mundshme për Ukrainën”, thuhet në kumtesë.
Uashingtoni gjithashtu bën thirrje në bashkëpunim të plotë me organet hetimore që të mësohet arsyeja për aksidentin.(koha.mk)