Pentagoni sot njoftoi se ka dëshmi për plan të Moskës që të xhirojë një sulm të rrejshëm ukrainas ndaj rusëve, që ta arsyetojë sulmin e vërtetë ndaj ish republikës sovjetike.
“Kemi informacione se rusët sipas gjitha gjasave do të trillojnë arsye për pushtimin”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi.
“Besojmë që Rusia do të krijojë video propaganduese shumë përshkruese e cila do të përfshijë trupa dhe aktorë të cilët tregojnë imazhe vajtuese nga vende të rrënuara, me qëllim që ta arsyetojë pushtimin e Ukrainës”, theksoi Kirbi para gazetarëve.