Uashington, 23 dhjetor – Anëtarët e Senatit amerikan nuk arritën kompromis rreth ligjit për financimin e institucioneve federale, me çka do të ishte parandaluar bllokimi i pjesshëm i administratës, që filloi prej mbrëmë në mesnatë sipas orës lokale në Uashington.
Lideri i shumicës republikane në Senat, Miç Mekkonel njoftoi se mbrëmë seanca e Senatit kushtuar arritjes të një marrëveshjeje për ligjin është ndërprerë vetëm disa orë pas dhe seancë e re në lidhje me këtë çështje është caktuar për të enjten.
Deri atëherë është paraparë të udhëhiqen bisedime midis nënkryetarit të SHBA-së, Majk Pens dhe liderit të demokratëve në Senat. Çak Shumer duke bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi për financimin e përkohshëm të institucioneve federale.
Problemi kryesor rreth arritjes së një marrëveshjeje për financim është kërkesa e presidentit amerikan Donald Tramp, që me ligjin të shpërndahen pesë miliardë dollar për të ndërtuar një gardh në kufirin e SHBA-së drejtë Meksikos, për çka kundërshtojnë demokratët.
Për shkak të bllokimit të institucioneve federale, Trampi e anuloi udhëtimin e paraparë për në Florida për Krishtlindjet dhe festat e Krishtlindjeve do t’i kaloj në Uashington.