Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike të ShBA-së për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, ne do të vazhdojmë negociatat me mua si kreun e ekipit amerikan”, tha Pompeo para gazetarëve në Washington, shkruan Euronews.
Pompeo këto komente i bëri një ditë pasi zyratrët e Koresë së Veriut thanë se nuk e dëshirojnë të kenë këtë temë si pjesë të bisedimeve ndërmjet dy vendeve.