Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtuan nga MPJ, është paraparë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov me homologun malazez të mbajnë tet-a-tet takim, me ç’rast pasojnë bisedat plenare midis delegacioneve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, në të cilat pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, bashkëpunimi në planin rajonal dhe multilateral si edhe për proceset integruese euro-atlantike.
Në kuadër të vizitës është paraparë ministrat të nënshkruajnë Marrëveshje midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësoro-juridike.
Është paraparë pasnesër, në ceremoni solemne, Rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, në Manastir, Darmanoviqit, t’ia ndajë titullin Doktor Nderi i Shkencave.