Shkup, 27 korrik- Ti jepet fund ndikimit të biznesit ndaj funksionimit të partive politike është qëllimi që duhet të arrihet me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Këtë e theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë pse menjëherë është pranuar rritja e buxhetit të partive, si dhe pse nga buxheti tani do të duhet të mbulohet edhe reklamimi zgjedhor.
“Një ndër leksionet që e mësuam edhe gjatë krizës politike është se financimi i partive politike nga burime të padukshme të cilat shpesh herë fshiheshin sjell deri në rritjen e korrupsionit në shtet”, tha Shekerinska.
Përkujtoi se vitin e kaluar një grup i organizatave joqeveritare e kanë hartuar planin për reforma dhe një ndër sugjerimet ka qenë se pjesa më e madhe e mjeteve për finsimin e partive politike duhet të vijnë nga buxheti, me qëllim të ndërpritet, siç tha, kjo lidhje jo e shëndoshë midis biznesit dhe partive politike.
Në ligj, sqaroi Shekerinska janë paraparë dy punë – rritja e financimit nga buxheti për fushata dhe për partitë politike, por edhe zvogëlimin e parave të cilat guxojnë t’i marrin nga donatorë privatë.
“Ne si Qeveri, si parti në pushtet, më tepër duhet të refuzojmë propozime të tilla. Partitë në pushtet nuk kanë problem me financimin, por nuk duam që lidhjet jo të shëndosha midis biznesit dhe partive të na krijojnë korrupsion, që me vite e shohim në vepër”, tha Shekerinska.
Ajo theksoi se propozimi i tyre lidhur me fushatën parazgjedhore fillimisht ka qenë shkurtim serioz të shpenzimeve, si dhe ndalesë për reklamim në media siç janë televizionet.
Ministrja theksoi se me ndryshimet ligjore ndryshohen edhe obligimet e partive. Ata në mënyrë të ndryshme do të duhet të refererojnë për shpenzimet, ndërsa siç tha, edhe shteti i cili i jep paratë do të mbajë përgjegjësi.
Lidhur me atë se për këto ndryshime nuk ka pasur debat publik dhe nuk ka mekanizma mbrojtës, që është vërejtje e një pjese të organizatave joqeveritare. Shekeriniska tha se se një pjesë e debatit është udhëhequr së bashku me një pjesë të organizatave joqeveritare. Ajo shtoi se ky ndryshim i Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për financimin e partive politike është pjesa e parë e hapave të planifikuara në atë drejtim. Përkujtoi se tashmë është paralajmëruar se Kodi Zgjedhor duhet të pësojë revizion të përgjithshëm, të rriten instrumentet për kontroll ndaj partive politike.