Shkup, 30 mars – Deklaratat që i morëm nga Rusia kohëve të fundit nuk janë pozitive, megjithatë nuk janë as befasuese, veçanërisht pas qëndrimit të vitit të kaluar se Rusia ka mendim të caktuar për qëllimet tona strategjike. Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë dhe investojmë në marrëdhënie të mira, por të gjithëve, edhe fqinjve, edhe shteteve tjera, ua përsërisim fjalinë e njejtë – vendimet strategjike janë tonat.
Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas vizitës në Qendrën mjekësore-ushtarake në Shkup.
Ajo potencoi se nga viti 1992 ky vend e shprehu konsenzusin e saj kombëtar për anëtarësim në BE dhe në NATO.
“Nuk përzihemi në punët e huaja, por duam që vendimet tona të jenë tonat. Në atë mënyrë mbrohet sovraniteti, në atë mënyrë mbrohet pavarësia, në atë mënyrë mbrohet vendi”, tha Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.