Ky është momenti i mahnitshëm kur një gropë e madhe gëlltit një super-makinë Rolls Royce prej 560.000 paundësh. Pronari i tmerruar u detyrua të ngjitej nga dritarja e mjetit të tij luksoz. Fatmirësisht, drejtuesi nuk u plagos në incident, por është e sigurt të thuhet se makina e tij është dëmtuar shumë. Ky aksident i çuditshëm ndodhi në rrugët e Harbin, kryeqyteti i provincës Heilongjiang të Kinës veri-lindore, ku shoferi ishte duke pritur në një sërë semaforësh. Ai tha: “Isha duke pritur në semaforin e kuq dhe sapo u hap drita e gjelbër u nisa, kur rruga u hap”. Rolls-Royce e tij pastaj përfundoi në gropën e thellë rreth 2 metra dhe 6 metra e gjerë. Shoferi arriti të hapë dritaren anësore dhe të ngjitej sipër.