Ende nuk ka një bilanc të qartë të numrit të viktimave e të plagosurve të përfshirë në ngjarjen tragjike të rrëzimit të Urës Morandi në Gjenova të Italisë.
Qëndra e Ndihmës së Shpejtë në Gjenova flet për dhjetra viktima por ende nuk ka shifra të sakta.
Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj u shemb mesditën e sotme është pjesë e autostradës A10 dhe nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e saj janë shembur rreth 200 metra.
Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj.
Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur.
Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.
Ora 15: 17 Te pakten 22 viktima
Zv/ ministri i transportit deklaron se deri tani shenohen 22 viktima.
Ora 14: 18 Zjarrfikësit thonë se të rreth 20 makina janë rrëzuar.
14: 13 Bilanci i parë zyrtar: 11 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Është të paktën 11 të vdekur dhe 7 të plagosur, dhe 5 prej tyre rëndë. Ky është bilanci i parë zyrtare. Disa dëshmitarë që ndodheshin në makinë në momentin e shembjes së urës tregojnë se “një rrufe goditi urën dhe më pas ura u shemb”. Flitet që edhe një fëmijë mes 11 të vdekurve
Po kërkohet nën rrënoja
“Dimensionet e kësaj tragjedie janë epokale. Dhjetra viktima që udhëtonin mbi kët3ë urë apo që kanë bmettur mbi gërmadhat e saj”, ka deklaruar Francesco Bermano drejtori i qëndrës së ndihmës së shpejtë të Gjenovas. “Të gjitha spitalet e Gjenovas, Lombardisë dhe Piemontes janë në dispozicion të kësaj tragjedie. Skuadrat e shpëtimit po punojnë në vendngjarje.”
Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.
Ora 13: 20 Dy persona nxirren nga rrenojat
Zjarrfikësit tregojnë se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat dy persona. Ndërkohë flitet për viktima pasi forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur
Flitet per 10 viktima
Ora 13: 11 Mediat lokale në Genova flasin për të paktën 10 viktima nga rrëzimi i urës Morandi në Gjenova të Italisë, na informon gazetarja e Ora News Alba Kepi.
Ora 12:35 Dyshohet per njerez nen rrenoja
TGCOM raporton se mund të ka njerëz nën rrënoja dhe ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen kanë nisur punën për shpëtimin e tyre.
Inicidenti i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë mendohet se ka ndodhur për shkak të një dëmi në strukturën e urës.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nën urën Morandi ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojash në tokë nën mes të urës.
Dhe gjithashtu ndodhet hekurudha që lidh Genovën me Milanon.
Një imazh nga zjarrfikësit italianë tregon një kamion të vendosur në fund të seksionit të urës që i ‘mbijeton’ rënies.
Shembja e urës ka krijuar panik tek qytetarët.
“Unë po ndjek me shumë frikë se çfarë ka ndodhur në Gjenovë dhe kjo është një tragjedi e tmerrshme. Po shkojmë në vendin e ngjarjes me zëvendësministrin Rixi,”-shkruajti në Twitter, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli.
Ura, e ndërtuar në vitet 1960, njihet si ura Morandi. Seksioni i rrëzuar është dhjetra metra në gjatësi.
Ura e rrëzuar kalon nëpër një lagje të populluar të qytetit, ndërsa një stuhi e madhe ka përfshirë zonën.