Moskë, 19 dhjetor – Policia ruse bëri të ditur se është “neutralizuar” personi i cili ka hapur zjarr me armë automatike mbi godinën e Shërbimit Federal për Siguri në Moskë.
Tre persona kanë humbur jetën sot në afërsi të selisë së Shërbimit Federal për Siguri (SHFS) në qendër të Moskës, lajmëruan mediat ruse.
Të shtënat kanë ndodhur në sheshin Lubjanka, 10 minuta në këmbë nga Kremlini dhe Sheshi i Kuq.
Në video regjistrime e publikuara në rrjetet sociale shihen një numër i madh i policisë së SHFS-së, ndërsa në sfond mund të dëgjohen të shtëna.
Sipas raporteve të para, është vrarë njeriu i cili ka shtënë drejt ndërtesës së SHFS-së dhe ka qenë i armatosur me pushkë automatike. Tani për tani nuk dihet çfarë saktë ka ndodhur.
Mediat në Moskë paraprakisht lajmëruan për pjesëtarë të lënduar të SHFS-së.