Sipër tabelave me mbishkrimin Sheshi i Republikës në Novi Sad, janë vënë pllakatet me mbishkrimin Sheshi i Republikës së Vojvodinës, transmeton Koha.net.
Pllakatet janë me formë e madhësi origjinale e në to me cirilike shkruan Sheshi i Republikës së Vojvodinës.
Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq dje në këtë shesh, duke e kremtuar atë që në Serbi u quajti 100 vjetori i bashkimit të Vojvodinës, e kishte zbuluar përmendoren e mbretit Petri i Parë Kragjorgjeviq, përcjell b92.
Një ditë më parë, të shtunën, në disa vende në Vojvodinë, gdhinë pllakatet me shkrimet: “Pas 100 vjetësh Hong Kongu tha lamtumirë”.