Shkup, 15 dhjetor – Shoqata e gazetarëve e Maqedonisë (SHGM) sot duhet të zgjedh kryetar të ri. Për këtë vend në SHGM në garë janë dy kandidatë – Mlladen Çadikovski dhe Stojançe Naumov.
Nga SHGM informuan se deri te afati i fundit për parashtrimin e kandidaturave kanë arritur dy aplikacione dhe se Çadikovski ka parashtruar edhe program për punë, ndërsa Naumov paralajmëroi se do ta prezantojë programin para anëtarëve të vet Kuvendit.
Krahas kësaj, sot SHGM-ja duhet të zgjedh edhe anëtarë për Këshillin drejtues dhe atë mbikëqyrës dhe për Këshillin e nderit.
Për anëtarë të Këshillit drejtues kanë arritur 29 kandidatura, për Këshillin Mbikëqyrës gjashtë, ndërsa për Këshillin e nderit katër.
Për anëtarë të Këshillit drejtues kandidatura kanë parashtruar Adnan Ajdari, Shkëlzen Aqifi, Zoran Andonov, Benjamin Arifi, Kristina Atovska, Sashko Dimevski, Zoran Dimitrovski, Venco Donev, Tomisllav Georgiev, Mishko Ivanov, Sllobodanka Jovanovska, Todor Jovanovski, Filjana Koka, Goran Lefkov, Kristina Maçkiq, Zoran Maxhoski, Elizabeta Mitreska, Goce Mihajloski, Biljana Nikolovska, Parashkeva Petroska, Sreqko Popovski, Furkan Saliu, Zehrian Salih, Ilija Stefanovski, Igor Stojanov, Natasha Stojanovska, Mirjana Tërpçeska, Evis Memedalia Halili dhe Sashka Cvetkovska.
Kandidatura për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës kanë parashtruar Meri Jordanovska, Adrian Qerimi, Semi mehmeti, Irena Mullaçka, Trajçe Strjmanovski dhe Bashkim Sulejmani, ndërsa për Këshillin e nderit kandidatë janë Mira Kostiq, Semra Jakupi, Senad Zylbeari dhe Arben Zeqiri.
Kuvendi zgjedhor i SHGM-së do të fillojë në ora 10 në sallën sportive “Boris Trajkovski”. Deri tani funksionin kryetar të SHGM-së e ka kryer Naser Selmani. bsh/