Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen derbi të javës së 14-t në Superligën e Kosovës mes FC Prishtinës dhe Feronikelit.
FC Prishtina është nikoqire e kampionit në fuqi Feronikeli në ‘Fadil Vokrri’.
Rezultati pas fraksionit të parë është 1:1.
Shi i madh është duke rënë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por ky fakt nuk po i ndalon ‘Plisat’ ta përkrahin Prishtinën.