Shkup, 2 shtator – Gjimnazi “Orce Nikollov” është njëra nga shkollat e mesme e cila në vitin e ri shkollor do të ketë fasadë efikase energjetike në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike dhe energjisë ngrohëse.
Siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i qytetit të Shkupi Petre Shilegov, në gjimnazin “Orce Nikollov” punohet në restaurimin e fasadës përmes sanimit të pjesëve të betonit, vendosjes së fasadës “demit” në pjesët ku mungon dhe freskim të ngjyrave të tullave.
Në suaza të rikonstruimit të gjimnazit bëhet edhe ndryshimi i jashtëm dhe i brendshëm, vendosja e pllakave të bekatonit në parkingun e shkollës dhe pesë reflektorë të rinj për ndriçim të jashtëm.
Kryetari Shilegov tha se rikonstruimi i fasadave i përfshin të gjitha shkollat e mesme të cilat kanë nevojë për atë.
“Vlera e mjeteve të tërësishme për këtë qëllim arrin pothuajse 60 milion denarë për 19 shkolla, të cilat do të pajisen me fasada energjetike, sanim të kulmeve, dysheme, ngrohje dhe elektrikë”, tha Shilegov dhe shtoi se një pjesë e shkollave fillojnë edhe me adaptim të tualeteve për personat me nevoja të veçanta.
Këto mjete, siç tha Shilegov, janë siguruar me ridestinimin e mjeteve të parashikuara për “Shkupi 2014”.
Risi për vitin e ri shkollor do të jetë transporti falas për të gjithë nxënësit në shkollat e mesme të qytetit të Shkupit pavarësisht largësisë së vendit ku jetojnë nga shkolla në të cilën mësojnë.
Mjetet plotësuese për transportin falas të nxënësve janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018 si pjesë e Programit për aktivitete të qytetit për arsimin e mesëm.