Shkup, 6 dhjetor- Kryetari i Qytetit të Shkupit sot deklaroi se ndalesa për lëvizjen e automjeteve motorike deri në Vodno të Mesme vlen edhe më tej, se ajo po respektohet, përveç të dielën kur, siç tha, qytetarë të pandërgjegjshëm e kanë keqpërdorur mospraninë e policisë dhe e kanë shkelur.
“Të premten kur është festë shtetërore dhe kur të vlen ndalesa, do të jeni dëshmitarë se në tërësi do ta ndalojmë qarkullimin e automjeteve prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite”, tha Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në pikën për të pastrehë në Momin Potok.
Ai shtoi se është adaptuar edhe itinerari i qarkullimit publik të qytetit, se autobusët janë më të shpeshta me qëllim që të mos krijohen turma dhe qytetarët të mund ta shfrytëzojnë.