Në Qytetin e Shkupit ka 452 persona të pastrehë. Kapaciteti në Vizbeg për momentin mund të kujdeset për rreth 80 prej tyre. Së bashku me Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale po punojmë në rritjen e atij kapaciteti. Ajo është diçka në të cilën ne si Qytet dhe MPPS marrin pjesë për t’u dhënë mundësi qytetarëve tanë të cilët janë të pastrehë, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me informatat për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në RM, tha se pret që ky dimension njerëzor nuk do të keqpërdoret për spine ditore politike.
“VMRO-DPMNE dhe disa mediume kampe refugjatësh në Republikën e Maqedonisë ndërtojnë në dy vitet e fundit në momentin kur kryesia kriminele e asaj partie filloi ta humbë truallin nën këmbët e veta me qëllim që të shpëtojë nga dënimet me burg dhe të bëjë kaos dhe frikë tek qytetarët”, theksoi Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me informatat për ndërtimin e kampeve për refugjatë.