Shkup, 4 prill – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 25 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Derbi i xhiros u zhvillua në Shkup mes ekipit të FC Shkupit dhe Renovës që fituan këta të fundit me shifrat 1:2. Jasharoski dhe Mishkovski shënuan për mysafirët, para se Ilirid Ademi të shënojë golin e vetëm për vendasit.
Ky rezultat ndihmoi Shkëndijën, që të shkëputet në 10 pikë epërsi para skuadrës së FC Shkupit, pasi që shënoi fitore me 2-1 ndaj Sileksit. Për fitoren e kuqezinjve menduan Nafiu dhe Ibraimi, ndërsa goli i Gjorgjiev për Sileksin rezultoi vetëm për statistikë.
Në takimet tjera, skuadra e Struga Trim Lujm ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Bellasicën me rezultatin 3:1, Rabotniçki me rezultatin 2:1 mundi Borecin, ndërsa Pelisteri ishte më i mirë se Vardari duke i mundur me rezultatin 2:
Liga e Parë – Java 25
FC Shkupi 1:2 Renova
Shkëndija 2:1 Sileksi
Struga Trim Lum 3:1 Bellasica
Pelisteri 2:0 Vardari
Rabotniçki 2:1 Boreci
Makedonija Gj.P. 1:2 Akademija. P. (e shtunë)