Shkup, 18 shkurt – Derbi shqiptar ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës përfundoi me fitore të mysafirëve nga Tetova me rezultatin 0-3. Një fitore e merituar e kuqezinjve të cilët po marshojnë sigurt drejt titullit të dytë në historinë e tyre. Autor të golave për djemtë e trajnerit Qatip Osmani i shënuan Cuculi, Hasani dhe Ibraimi.
Ka fituar në mënyrë rutinore skuadra e Vardarit. Me rezultatin 3-0 kampioni aktual mundi Pobedën, duke ruajtur kështu negativin kundrejt Shkëndijës prej tetë pikëve.
Pelisteri befasoi Rabotniçkin duke e mundur me rezultatin 3-2, ndërsa pa fitues 0-0 përfundoi takimi mes Akademija Pandevit dhe Skopjes. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi i cili u zhvillua të shtunën ndërmjet Renovës dhe Sileksit. (koha.mk)
Rezultatet:
A.Pandev – Skopje 0-0
Shkupi – Shkëndija 0-3
Vardari – Pobeda 3-0
Pelisteri – Rabotniçki 3-2
Renova – Sileksi 0-0