Shkup, 27 gusht – Në Shkup në 24 orët e fundit kanë ndodhur 12 aksidente, nga të cilat në nëntë janë lënduar gjithsej 10 shoferë. Janë lënduar më rëndë tre persona në tre aksidente, ndërsa më lehtë shtatë persona në gjashtë aksidente.
Sipas raportit ditor të SPB Shkup, me lëndime të rënda trupore kanë kaluar një shofer i një automjeti, shoferi i një mopedi dhe ngasësi një motoçiklete.
Policia rrugore ka sanksionuar 45 shoferë të cilët kanë ngarë automjetet in me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa janë larguar nga trafikut nëntë kanë shoferë të cilët kanë ngarë automjetin para se të marrin patentën, dy persona nën ndikimin e alkoolit, si dhe nëntë automjete të paregjistruara.
Janë evidentuar edhe tetë shoferë të cilët kanë përdorur celularin, gjashtë shoferë të cilët nuk kanë vendosur rripin e sigurisë dhe 12 shoferë të motorit, mopedit apo motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.
Policia e komunikacionit ka sanksionuar 37 shoferë për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 39 automjete.